"Përjashtimi i Opozitës", debate në Konferencën e Kryetarëve: Dështuat me "Shqipëria që duam" po kërkoni "opozitën që duam"
Përjashtimi i Opozitës nga punimet parlamentare ka shkatuar debate në Konferencën e Kryetarëve,
Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj në mbledhjen me dyer të mbyllura i është drejtuar përfaqësuesve të PS-së duke i thënë se: Dështuat me "Shqipëria që duam" po kërkoni "opozitën që duam"
Gjekmarkaj: "Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet nje slogan juaji "Shqipëria që duam" dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni "opozita që duam". Akti ynë ishte simbolik."
Edhe deputetja tjetër demokrate Jotrida Tabaku u shpreh se deputetët e opozitës në seancën e fundit nuk cenuan askënd fizikisht, por sqaroi se ajo, ishte formë demokratike proteste
Tabaku: "Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm. Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste."

