Manja takon deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë: Na përfaqëson me dinjitet

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në përfundim të vizitës në Parlamentin e Kroacisë është takuar sot edhe me Deputeten me origjinë Shqiptare atje Ermina Lekaj Prljaskaj.

Ministri Manja në rrjetet sociale shkruan se Deputetja Prljaskaj përfaqëson edhe vendin tonë në mënyrë dinjitoze në parlamentin e Kroacisë.

“Nuk mund të largohesha nga parlamenti i Kroacisë pa u takuar me shqiptaren e mirë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Si deputete ajo na përfaqëson me shumë dinjitet në parlamentin kroat”, bënë të ditur Manja.

“Ermina si politikane dhe si deputete është jo vetëm zëri i shqiptarëve në parlamentin kroat, por dhe gur prove i miqësisë midis dy vendeve tona dhe i faktorit shqiptar  në rajon!”, përfundon Manja.