Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, Pollo: Nuk janë sulme për të zhdukur shtetin hebre

Genc Pollo, Agim Nesho, Gjon Boriçi, Petrit Nathanaili, Jeta Gani dhe Genc Sejko ishin të ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku folën për luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Pollo tha se këto nuk janë sulme për të zhdukur shtetin hebre.

"Është një arritje e Hamasit që goditi Izraelin. Në 73 që fitoi Izraeli kishte humbje të mëdha. Lufta në 2006 me Hazullahun nuk mund të quhet fitore.

Janë sulme që duan ta gjakosin Izraelin. Nuk janë sulme për ta zhdukur shtetin hebre", tha ndër të tjera Pollo.