“Nuk i fsheh dot 2 katet e kullës”, Bardhi: Lulzim Bashën e ka shpallur “non-grata” anëtarësia e PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2023, 15:03
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar atë nga radhët e Partisë Demokratike.
“Merreni me të qeshur aktet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen. Nëse ky vendim me ndihmon që 2 katet e kullës mos ti shohin njerzit le t’i marrë. Katet janë aty letrat janë aty.
Nuk i doli aleanca e kullave, mendoi se do bënte aleancën e të përjashtuarve. Basha është përjashtuar nga partia me vendim të anëtarëve. Nuk ka përjashtim më të rëndë për një anëtar të një partie, për një ish-kandidat kryeministër se të shpalli non-grata anëtarësia e një partie.”, u shpreh Gazment Bardhi.

