As për Kosovën s'ka "paqe", opozita dhe PS nuk gjejnë dakordësi për rezolutë të përbashkët
Përpjekja që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një rezolutë të përbashkët për zhvillimet në veri të Kosovës, po dështon!
48 orë para para seancës së posacme, deputetët e PD, pa dhe PS nuk e kanë gjetur dakordësinë për shkrirjen e dy propozimeve në depozituara në Parlament.
Berisha, pas takimit koordinues me deputetet demokratë, fajësoi Socialistët!
"Mazhoranca nuk pajtohet me probemin se duhet dënuar Serbia.
Nësë negociatat e lajmëruara me optiomizëm pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve dështojnë deri të enjten, Atëherë opozita do të kërkojë votimin e Rezolutës së PD
"Ne kemi rezolutën tonë. PS dhe Opozita nuk po e gjejnë dakorësinë për të dalë në një rezolutë të përbashkët për për të dënuar sulmin e 24 Shtatorit në Veri të Kosovës.
Sali Berisha tha se Socialistët nuk pranojnë të dënojnë Serbinë, e në këto kushte palët duket se do të shkojnë të ndara në seancën e posacme të së enjtes!
Pas mbledhjes së deputetëve opozitarë erdhi edhe reagimi i Gazmend Bardhit për përjashtimin nga Partia Demokratike
8 deputetë demokratë përfshirë edhe Gazmend Bardhin do të mungojnë në seancën e posacme për Kuvendit për zhvillimet në Kosovë pasi janë përjashtuar!
"Sa herë Rama përgatitet të kthehet në parlament, përjashtohen deputetët e opozitës".
Mbledhja e 5-të e deputetëve të opozitës përkoi vetëm pak orë nga Vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin nga Partia demokratike të Gazmend Bardhit!
Ky i fundit në cilësinë e drejtuesit të demokratëve në Kuvend ironizoi vendimin duke quajtur tentativë shpërqëndrimit
"Do të shvendosë vëmendjen".
Edhe Sali Berisha, që po ashtu ështyë përjashtiar nga pArtia që themeloi nga Lulzim Basha, nuk ia kurseu ironitë dhe akuzat!
"Lulzim Brava vetëm lexon mesazhet e Taulant Ballës".
Mes luftës së demokratëve dhe asaj me maxhorancën e Edi Ramës në Kuvend, Kreu i rithemelimit Sali Berisha theksoi se aleanca e tij me Ilir Metën nuk është lëkundur.
