Sulmet e Hamasit, Boriçi: Izraeli ka pasur probleme të mëdha të brendshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2023, 21:23
Genc Pollo, Agim Nesho, Gjon Boriçi, Petrit Nathanaili, Jeta Gani dhe Genc Sejko ishin të ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku folën për luftën mes Izraelit dhe Palestinës.
Diplomati Boriçi tha se Izraeli ka pasur probleme të brendshme.
Borici: "Hamasi nuk gjeti kohë më të përshtatshmë për sulmin. Izraeli bëri 5 zgjedhje brenda 1 viti. Shoqëria në Izrael është e përcarë. Izraeli ka pasur probleme të mëdha të brendshme.
Ishte e pafalshme që një shtet gjithmonë në gatishmëri të kapej i papërgatitur", tha ndër të tjera Boriçi.

