Merr flakë një lokal në Shëngjin, detajet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2023, 10:27
\Një lokal është përfshirë nga flakët sot në një lokal në zonën e Kunes në Shëngjin. Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 08:30 duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Dyshimet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë në kohë flakët duke penguar përhapjen e tyre në një tjetër godinë ngjitur me të.
