FOTO-EKSKLUZIVE/ Ky është autori i grabitjes te “Myslym Shyri”
Në rrugën "Myslym Shyri" është vjedhur një dyqan Vodafone. Një person ka hyrë brenda ka bërë sikur ka futur dorën në brez për të nxjerr pistoletën dhe i ka marrë shitëses së dyqani xhiron ditore në vlerën rreth 400 mijë lekë të vjetra dhe eshte larguar.
"Ora News" ka siguruar pamjet ekskluzive te autorit ku shihet qarte se ai mban nje kapele ne koke per te mos u dalluar nga kamerat e biznesit dhe me nje bluze te kuqe.
Nderkaq policia e Tiranës ne njeoftimin e saj per ngjarjen beri me dije se:
Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.


