Sejko: Kolonitë izraelite janë të paligjshme, po sulmohet nga qenie që i ka rritur vetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2023, 22:17
Genc Pollo, Agim Nesho, Gjon Boriçi, Petrit Nathanaili, Jeta Gani dhe Genc Sejko ishin të ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku folën për luftën mes Izraelit dhe Palestinës.
Sejko tha se territori i Izraelit është i paligjshëm dhe se po sulmohet nga qenie që i ka rritur vetë.
"Është territor që e kanë marrë vetë. Kolonitë Izraelite janë të paligjshme. Është një territor që e kanë marrë me forcë. Izraeli po sulmohet nga qenie që i ka rrit vetë.
Palestinezët e bregut përëndimor jetojnë të ndarë nga lagje në mes. Gaza është e përbërë nga emigrantët palestinezë, që janë shpërngulur nga territoret që ka marrë Izraeli", tha ndër të tjera Sejko.
