Flet shqiptarja që jeton 30 km larg nga Gaza: Jemi gjithë kohës nën zhurmën e bombave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2023, 21:00
Genc Pollo, Agim Nesho, Gjon Boriçi, Petrit Nathanaili, Jeta Gani dhe Genc Sejko ishin të ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku folën për luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Gani që jeton në Ashdod 30 km nga Gaza tha se janë gjithë kohës nën zhurmën e bombave.
"Grupet terroriste të Hamasit kanë kohë që përpiqen të sulmojnë. Terroristët janë afër qytetit tim. Ato nuk kanë parasysh se cfarë krimesh bëjnë. Jemi gjithë kohës me zhurmën e bombave.
Kam dhomë sigurimi në shpi. Vetëm terrositëve nuk i ruhemi dot. Mbarimi i luftës nuk i dihet", tha ndër të tjera Gani.