Luftimet Izrael-Palestinë, Nesho: Ushtria izraelite ishte shkëputur nga ideja e një sulmi nga Gaza

Genc Pollo, Agim Nesho, Gjon Boriçi, Petrit Nathanaili, Jeta Gani dhe Genc Sejko ishin të ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku folën për luftën mes Izraelit dhe Palestinës.

Diplomati dhe politikani Agim Nesho tha se ushtria izraelite ishte shkëputur nga ideja e një sulmi nga Gaza.

"Dështimi i Izraelit ka ndodhur se pritej sulmi nga bregu perëndimor. Ditën kur ndodhi sulmi një pjesë e ushtrisë ishte duke ruajtur kultet.

Ushtria ishte shkëputur nga ideja se do kishte një sulm nga Gaza. Ka një sulm të parapërgatitur", tha ndër të tjera Nesho.