Dita botërore e shëndetit mendor, Urdhri i Psikologut: Drejtohuni për ndihmë, mos neglizhoni shqetësimet

Në ditën botërore kushtuar shëndetit mendor, Urdhri I Psikologut bën apel për sensibilizim të shoqërisë, pasi këto problematika mund të fillojnë të shfaqen tek kushdo, pa dallim moshe, klase sociale apo gjinie.

Ata theksojnë se nuk duhen shmangur shenjat e para si luhatja e shpeshtë e humorit ndërsa bëjnë thirrje për drejtim tek mjeku.

Presidentja e urdhërit të psikologut, Valbona Treksa pohon se numri i psikologëve në vendin tonë është i vogël për popullsinë që jemi

"Numri i popullsisë që mbulon një psikolog është i gjerë megjithatë në i mbulojmë me sherbim vec ata duhet të kenë qasje positive drejt nesh".

Ajo gjithashtu bën thirrje të mos merren medikamente pa recetë

"Marrja e medikamenteve, xanax (dhe nje tjeter)vetem me rekomandime te miqve kshu qe eshte problem i madh".

Sipas OBSH, 1 në 8 persona në botë vuan nga problem të shëndetit mendor.

Cdo vit, 19% e popullsisë së rritur preken nga këto problem, 46% e adoleshentëve dhe 13% e fëmijëve.

Dita botërore e shëndetit mendor, Urdhri i Psikologut: Drejtohuni