"Dëgjoheshin zërat që kërkonin ndihmë brenda autobusit"/ Shqiptari rrëfen tmerrin e një tragjedie: Isha vetëm por...

Emigranti shqiptar, Bujar Bucaj që shpëtoi jetë nga aksidenti në Venecia në Itali ka dhënë një intervistë për gazetaren Alba Kepi. Bucaj ishte ndër të parët që dha ndihën e tij, për të aksidenuarit në Venecia të Italisë, ku u përplas një autobus.

"Ditën e martë ndodhi një aksident tragjik ku vdiqën 21 persona. Isha te puna atë ditë kur pashë aksidentin dhe vrapova tek aksidenti. Isha i vetëm, dëgjoheshin zërat që kërkonin ndihmë.

2 fëmijë të vegjël i shpëtova dhe i largova nga autobusi që kishte marrë flakë. Kishte edhe italianë në vendngjarje, por nuk ndihmuan vetëm bënin foto", tha ndër të tjera Bucaj.