Sulmi i Hamasit, 11 shqiptarë kthehen nga Izraeli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2023, 14:19
Lufta në Izrael ka krijuar një pasiguri për shtetas izraelit dhe te huaj që jetojne atje, duke bërë që ditën e sotme të kthehen 11 shtetas shqiptar që jetonin atje.
11 shtetasit shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

