Gogu i kujton Salianjit protestën te PD-ja: "Flet për sigurinë ky që përdori shkopin e bejsbollit"! Demokrati i kthehet ashpër: Je një pocaqi që ...

Në Komisionin e Sigurisë sot në Kuvend ka patur debate të forta. Deputeti Ervin Salianji dhe deputeti Toni Gogu kanë debatuar ashpër mes tyre duke lëshuar akuza ndaj njërit-tjetrit.

Më herët Salianji kërkoi që në Komision të thirret dhe ministri Balla.

Deputeti socialist Gogu ironizoi më pas kërkesën e Salianjit për sigurinë në vend, duke thënë se kjo kërkesë vjen nga një njeri që përdori shkopin e bejsbollit në partinë e vet.

Deputeti demokrat iu përgjigj Gogut se ai është i ardhur aty nga krimi dhe është vetëm një pocaqi dhe ushtar që ngre dorën në favor të qeverisë.

Deklaratat në komision

Toni Gogu: Shqetësimet që kanë brenda partisë tentojnë t’i fusin në qeveri. Këtyre iu rrjedhin të dhënat.

Flamur Noka: Ti ke rrjedhur vetë, jo neve.

Toni Gogu: Kur flasin këto për rend edhe qetësi, kolegu që përmendi sigurinë përdori shkopin e bejsbollit në forcën e tij politike dhe do tani rend edhe qetësi në Shqipëri, ndërkohë që nuk ka durim të dëgjojë kolegun e vet.

Toni Gogu: Te Saliu, te Luli, te Gazi te Saliu, tani nuk e dimë se ku do shkoni. Kështuqë shohim rendin e ditës.

Ervin Salianji: E kuptoj dëshpërimin e Partisë Socialiste dhe e kuptoj dhimbjen, po qeshni qeshni se do qeshni mirë. Se çfarë ndodh në Partinë… Shiko (Gogut) mos m’u drejto si gangsterr, se gangsterr nuk bën dot njeri me mua. Tani si gangster ti nuk drejton dot njeri këtu. Ti je jo një ushtar, po ti je pocaqi fare që nuk e ngre dot as gojën as dorën as zërin. Ti je një npocaqi që ke ardhur në parlament vetëm për të ngritur dorën. Ti je një prej njerëzve që ka ardhur këtu me mbështetjen e krimit. Po po të njoh.