Andoni: Irani një nga furnizuesit kryesorë të grupeve që sulmojnë Izraelin, vështirë të mbyllet shpejt konflikti

Analisti Ben Andoni në një intervistë për Ora News foli për konlfiktin mes Palestinës dhe Izraelit. Andoni tha se mes Izraelit dhe Palestinës ka pasur gjithmonë sulme gjatë gjithë kohës.

"Në Izrael dhe Palestinë ka pasur sulme gjatë gjithë kohës. Izraeli ka pasur probleme gjithmonë me Hazbullahun në veri. Hazbullahu ka përfaqësim politik dhe ushtarak. Izraeli po përballet me sulme edhe nga Palestina edhe nga Hazbullahu.

Do jetë e vështirë të mbyllet kaq shpejt konfilkti. Por edhe shumë gjatë, nuk pritet të zgjasë lufta. Irani është një nga furnizuesit kryesorë të këyrë grupeve që sulmon Izraelin. Nuk është e largët që incidentet të shtrihen edhe në Ballkan", tha ndër të tjera Andoni.