Fizioterapisti apel prindërve: Kujdes me peshën dhe përmasat e çantave të shkollës të fëmijëve
Ndërsa nxënësit shkojnë në shkollë të pajisur me çantën e plotësuar me libra dhe mjete mësimore, fizioterapistët bëjnë thirrje që prindërit të tregohen të kujdesshëm me përmasat dhe peshën e saj.
Apeli i tyre vjen pasi rastet që shfaqin probleme janë trend në rritje.
"Ata fillojnë të kenë dhimbje të shpinës, ndaj duhet reduktuar pesha e çantës së shkollës fillimisht. Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm në këtë pjesë sepse fëmijët fillojnë më pas me dhimbje shpatullash dhe qafe".
Sipas mjekut fizioterapist Yogesh Sharma, ky problem i pa përfillshëm në vogëli, mund të të shoqërojë edhe gjatë rritjes.
"Shumë njerëz kanë probleme me shtyllën kurrizore, shpatullat ose qafën, që janë probleme të bartura që e kanë zanafillën që nga mbajtja e rëndë e çantës së shkollës", tha fizioterapisti.
Për të shmangur problemet serioze tek fëmijët, fizioterapisti këshillon që prindërit duhet t’u bëjnë disa ushtrime në mëngjes dhe në darkë.
Në to përfshihet masazhi i qafës, lëvizjen e duarve në kënde të ndryshme dhe streçim të shpinës.
Të tilla ushtrime u këshillohen dhe të rriturve që shfaqin probleme për shkak të qëndrimit të gabuar në pozicionin e punës, ndërsa duhet patjetër visit ate specialistët në rastet kur nuk vërehet përmirësim.
