E rëndë në Lushnjë/ Makina përplas për vdekje të moshuarin, largohet nga vendi i ngjarjes. EMRI+Pamjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2023, 11:10
Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Golem të Lushnjës.
Veri Deliu, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën teksa ishte duke ecur me biçikletë, teksa është përplasur nga një automjet.
Ndërkaq mësohet se mjeti që ka aksidentuar të moshuarin është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i Policisë Lushnjë - Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.
Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


