Këngëtari i njohur ironizon "keq" parashikimin e Meri Shehut
Ditën e djeshme, është transmetuar puntata e parë e "DWTS Fun Club", ku mes të ftuarve të kësaj puntate ishte edhe astrologia, Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimet e saj lidhur me çiftet e spektaklit të kërcimit "DWTS".
Një ndër dyshet që ajo e konsideroi të rrezikuar ishte Sardi dhe Erisa, të cilët u vlerësuan më me pak pikë natën e spektaklit.
Por kjo deklaratë duket se nuk i paska pëlqyer shumë çiftit, të cilët e lanë një koment paksa "të kripur", si përgjigje për astrologen.
Balerina Erisa Govaci, e cila ka publikuar një foto në llogarinë e saj të rrjetit social "Instagramit", duke shkruar: "Bëjmë prova orëve të vona, të dielave, se na tha Zonja Meri që jemi të rrezikuar".
I njëjti postim është publikuar edhe në profilin e këngëtarit, Sardi Strugaj, i cili me ironi ka shkruar: "Një dhuratë Merit se i kishte qejf dhe e rregullon herën tjetër".



