Tradhton partneren e tij, Aleksandros bën deklaratë të fortë: Kam ndjenja për...
Një ndër çiftet më të pëlqyera në spektaklin e dashurisë "Love Island Albania", kanë qenë Aleksandros dhe Ueda, dhe pse prej javës së kaluar ato zgjodhën persona të tjerë për t'u bërë çift.
Ndërkohë që mbrëmja e djeshme ishte e mbushur plot me të papritura, ndarje dhe tradhti.
Aleksandros dhe Erida, të cilët janë çift që nga rikrijimi i çifteve javën e kaluar, kanë shkëmbyer një puthje, e cila për Uedën ishte e papritur, pasi ky i fundit kishte shprehur se kishte ndjenja për të.
Pasi u kap "mat", Aleksandros vazhdoi të thotë se ka ndjenja për Uedën akoma.
Ueda: Pikëpyetjet dhe dyshimet kanë qenë të vërteta dhe doli se të gjitha ndjesitë e mia kanë qenë të vërteta.
Aleksandros: Bëmë një bisedë me Uedën dhe e lamë që të dy do të ishim "single", është shpejt të them që kam ndjenja për Eridën, por për Uedën kam.

