Shqiponja në kryq, reagon Egli Tako: Kushdo qoftë ajo dorë e kalbur që e ka bërë këtë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2023, 14:26
Një shqiponjë është masakruar në fshatin Bual në Përmet, nga ku rrethanat apo autorët e kësaj mizorie nuk dihen akoma.
Shqiponja ishte e lidhur dhe me këmbët të gjakosura.
Për këtë ngjarje ka reaguar dhe këngëtarja, Egli Tako, e cila ka ripostuar videon duke shkruar: "VDEKSHI plot vuajtje! Kushdo qoftë ajo dorë e kalbur që e ka bërë këtë!"
Shpendi (shqiponja), aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur.

