Pas deklaratave të Getinjos, edhe Vivien ka diçka për të thënë…

Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBVK" Vivien Thano, e njohur për lidhjen që pati me reperin kosovar, Getinjo, në një intervistë për "Mos i bjer me Top", ka folur për tema të ndryshme rreth jetës së saj,.

Një ndër to ishte dhe arsyeja e ndarjes nga reperi, e cila lidhej pikërisht me faktin se sipas saj, reperi ishte i varur nga lojërat e fatit.

Pas disa orëve nga intervista, ajo ka publikuar një video në rrjetin social "Instagram", ku shfaqet duke ngrënë dhe ka falënderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur mbas fjalëve të thëna për ish-partnerin e saj.

"Faleminderit të gjithëve për çdo fjalë, çdo sms, çdo telefonatë, dhe çdo video që më keni dërguar", u shpreh Vivien.

Pas deklaratave të Getinjos, edhe Vivien ka diçka për të