VIDEO/ Eni Koçi ndan me ndjekësit momente të veçanta me të bijën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2023, 14:06
Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria me ndjekësit e saj.
Ajo është e martuar me këngëtarin e njohur Genc Prevlukaj, me të cilin ka një vajzë.
Ditën e dielë, ajo publikoi një video mjaft të ëmbël në rrjetin social "Instagram", ku shfaqej me të bijën, duke e mësuar për të thënë "Mama".
"Gocë e babit", ka shkruar Eni, pas tentativës për ta mësuar të thënë "Mama".
