Fero nuk heq dorë nga Arbenita/ Ja cila ishte lëvizja e radhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2023, 16:27
Ish-reperi kosovar, Feronit Shabani, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat, për shkak të ndryshimit që pati pasë divorcit me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli.
Para pak ditësh, ai bëri një postim, ku i kërkonte falje publike modeles, e cila nuk dha asnjë reagim në lidhje me këtë deklaratë.
Ndonëse foli me fjalë të mëdha, kjo nuk e ndaloi Feron të "pendohet" dhe ta fshinte postimin.
Mirëpo së fundmi duket se gjërat kanë ndryshuar ose ai ka reflektuar pasi e ka rikthyer sërish postimin ku i kërkonte falje modeles.
Ndonëse Fero (me pauza) po i bën përpjekjet e tij për ta rikthyer Arbenitën, kjo e fundit po i qëndron stoike vendimit të saj dhe duket se nuk e ka në plan një ribashkim me ish-reperin.
View this post on Instagram

