Dramat nuk kanë fund/ Dafina Zeqiri nuk i ndahet Sarës

Ditën e shtunë, partneria e reperit kosovar, Ledri Vula, Sara Hoxha, ka qenë e ftuar në emisionin "S'e Luan Topi", ku ka folur për projektet e reja të saj dhe për jetën personale.

Pas dramës që ajo dhe partneri i saj patën me këngëtaren Dafina Zeqiri, e njohur gjithashtu dhe si ish- e dashura Ledrit, Sarës iu drejtua një pyetje, e cila rindezi sërish debate.

Pasi u pyet rreth situatës që ndodhi para pak javës mes tyre, Sara deklaroi: "Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtet që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë," tha ndër të tjera Sara Hoxha.

 Pak çaste më vonë, Dafina iu kthye shumë keq në platformën "Threads", duke thënë:

"Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe ‘burrin’ tënd. Mjaft e përmende emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu."

Se fundmi ajo e ka fshirë postimin e fundit dhe ka postuar një shkrim tjetër, ku u shpreh: "Për një sekondë, harxhova energjinë time të çmuar për gjëra të parëndësishme. Tani e në vijim, zgjedh të mbroj energjinë time! Rrethin tim! Dhe paqen time!"

Dramat nuk kanë fund/ Dafina Zeqiri nuk i ndahet Sarës