FOTO+VIDEO/ I japin fund beqarisë në Gjirin e Lalëzit, brenda dasmës së Lind Islamit dhe Venera Lumanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2023, 10:06
Çifti shumë i dashur për publikun, Venera Lumani dhe Lind Islami i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Ata kanë organizuar një dasmë të madhe 7 tetor në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës dhe pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëria e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.
View this post on Instagram
Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë.
Në mediat sociale janë publikuar disa video nga dasma që duket se ka qenë e mbizotëruar nga hareja e gëzimi. Venera dhe Lindi u njohën në vitin 2012 në “The Voice of Albania”. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar.

