Topollaj: Izraeli u kap në befasi, dështim i forcave të inteligjencës, është shpallur gjendja e luftës
I ftuar në Ora News, diplomati Spartak Topollaj u shpreh se Izraeli që shqyhet për gatishmëri dhe mbrojtje u gjet në një lloj befasie nga sulmi i Hamasit.
Topollaj: Kanë ndodhur ngjarje dhe masakra në të dyja palët. Tani ishte 50-vjetori i luftës së madhe të fundit dhe Izraeli që shqyhet për gatishmëri dhe mbrojtje u gjet në një lloj befasie. Do ta shohim pak më vonë se si është e vërteta. Janë sulmuar edhe gardhet rrethuese dhe Hamasi është futur në të gjitha drejtimet dhe e gjetën në befasi Izraelin.
Mosadi ishte me vonesë për atë që ndodhi dhe nuk kishte një paralajmërim. Fakti që Mosad nuk paralajmëroi do të ketë mbajtje përgjegjësia. Kryeministri ka shpallur gjendjen e luftës, jo në operacion ushtarak dhe janë mobilizuar të gjithë rezervistët. Hamas ka rrëmbyer edhe fëmijë dhe gra, çfarë ka gjetur. E rëndësishme në këtë moment është se me urdhër të kryeministrit izraelit është se ushtria është ngritur në gatishmëri, pasi Hamas është furnizuar dhe nxitur nga Irani.
