Depot plot me drithëra në Fier, fermerët ankohen se nuk po gjejnë treg për shitjen e tyre
Pas nisjes së sulmit të Rusisë mbi Ukrainë, sigurimi i grurit ishte një nga problemet që hasën shumë shtete të botës. Pavarësisht mungesës në Shqipëri fermerët ankohen se nuk po gjejnë treg për drithërat e tyre. Këto pamje në Topojë të Fierit tregojnë se depot janë plot.
Një prej kultivuesve shprehet se ai ka 80 ton grure në dispozicion por nuk ka kërkesë nga fabrikat e miellit.
"Nuk kemi shitur asnji gjë. Gjithë ky grurë në muajin tetor. Po të kishte pika grumbullimi do zgjidhej disi problemi".
Banorët e zonës thonë se prej disa vitesh kanë të njëjtën problematikë, ku të shesin prodhimin.
"Unë sivjet dola minus, nuk kam marrë as lekët e mia".
Veç grurit në sasi të mëdha stok ka mbetur edhe tërshëra, elbi dhe misri. Madje vetëm një prej tyre ka 250 ton drithëra të pashitura, kur tashmë nis sezoni i mbjelljeve të reja
