Maratona në Elbasan, sensibilizim për tetorin rozë

Më shumë se 1500 persona kanë marrë pjesë në maratonën e zhvilluar në Elbasan ku u përfshinë  vrapues nga 16 shtete të ndryshme. Organizimi shihet jo vetëm si një aktivitet fizik, por edhe si sensibilizim për tetorin rozë

"Jeta është një garë. Thirrje për gratë që të ndërgjegjësohen për të bërë kontrolle për gjirin", tha një nga pjesëmarrësit.

Kryetari i bashkisë Gledian llatja thekson se maratonën do ta kthejnë në traditë.

"Hera e parë që organizohet maratona Skampa në Elbasan. Kemi për ta kthyer në traditë këtë maratonë", tha Llatja.

Organizimi bëri që në qytet të kishte pak makina, ku vrapuesit kishin mundësinë të lëviznin në 16 akse përfshirë dhe bulevardin kryesor pa mjete të tjera.