Zjarr në Vlorë, përfshihen nga flakët parcelat me ullinj, tre zjarrfikëse në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2023, 12:55
Një zjarr ka rënë sot në mesditë në fshatin Risili të bashkisë së Vlorës.
Zjarri ka rënë në një sipërfaqe kryesisht me shkurre, por të ndihmuar dhe nga era zjarri ka përparuar drejt parcelave të mbjella me pemë kryesisht ullinj.
Tri makina të zjarrfikëseve dhe dhjetë forca janë duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
