Kosovarët rikthehen për fundjavë në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2023, 11:05
Fundjavat në juglindje të vendit janë periudha më e ngarkuar gjatë vjeshtës dhe dimrit. Të shumtë janë vendasit dhe shqiptarët e rajonit të cilët nëpërmjet agjensive tursitike vizitojnë Korçën, Voskopojën dhe Pogradecin.
Në Pogradec gjejmë kosovarë nga Gjakova dhe Prizëreni të cilët janë rikthyer në qytet. Qetësia, bukuria e liqenit, natyra, njerëzit, ushqimi dhe pastërtia janë disa prej elementëve që shqiqtarët e Kosovës i bëjnë të rikthehen sërish në Pogradec.
Tashmë agjensitë turistike të Kosovë i kanë pjesë të rëndësishme të tureve të tyre destinacionet e juglindjes dhe çdo fundjavë janë me dhjetra autobusë që zbarkojnë në juglindje të vendit.
