VIDEO/ “Shtaza” që s’u bë gazetar dhunon të atin për t’i marrë shtëpinë dhe gjithë ditën fyente e shpifte ndaj të tjerëve, kush është Robert Staka që u arrestua sot në Shkodër

Këtë të dielë policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e një 37 vjeçari që kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Konkretisht u mësua se në pranga ka rënë shtetasi Robert Staka, drejtues i portalit "Shkodra News".

Arrestimi i 37-vjeçarit, vjen në një kohë kur në rrjete sociale po qarkullon një video e një dite më parë ku 37-vjeçari kafshë me kamera në dorë debaton me policët që kishin zbarkuar te shtëpia e të moshuarit, pasi babai i tij e kishte denoncuar për dhunë edhe pse kishte urdhër mbrojtje.

Në videon në fjalë dëgjohen debate mes policëve, 37 vjeçarit, babait 79-vjeçar, si dhe një fqinji aty në lagje.
"S’ke turp, rreh babën", dëgjohet t’i thotë babai-37 vjeçarit ndër të tjera.

Ndërsa edhe nga dokumentet e siguruara, rezulton se Angjelin Staka, babai i 37-vjeçari është i pajisur me urdhër mbrotjeje nga gjykata.

Kush është Robert Staka?

Ish-montazhieri ordiner Robert Staka që prezantohej si gazetar në Shkodër dhunonte prindërit dhe kërkonte t'i nxirrte nga banesa me qëllim për të shitur shtëpinë.

Pas videos ku babai i tij me lot në sy në prani të policisë dhe Robert Stakës që filmonte, tregonte se ishte dhunuar nga djali, Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin.

Ndryshe nga policia dhe prokuroria, Gjykata e Shkodrës ka vepruar duke lëshuar një urdhër mbrojtje për 79-vjeçarin Angjelin Staka nga djali i tij dhunues Robert Staka.

Por, vendimi i gjykatës duhet të zbatohet nga policia në çdo kohë, dhe kjo ka qenë arsyeja që ka vendosur ta prangosë palo gazertarin një ditë pas publikimit të videos në fjalë ku i moshuari e akuzon drejtëpërdrejtë dhe pa filtra të birin që vetëm bilbilos rrugëve të Shkodrës.

Robert Staka, ka disa javë që ka dalë nga binarët e arsyes duke u shfaqur në beteja dokishoteske duke luftuar virtualisht me Bajrat, Licët, prokurorë, gjyqtarë, policë, politikanë, me kolegë dhe televizione etj., por ndërkohë një herë rreh nënën dhe pastaj babanë e tij.

Por skandali konsiston në faktin se edhe pse ka dhunuar babanë, Robert Staka deri dje endej i lirë, duke mos u ndëshkuar për dhunën në familje, si dhe duke u lënë i lirë për të kryer një krim tjetër të mundshëm edhe më të rëndë.

Një fakt ky për të cilin policia e Shtetit dhe veçanërisht ajo e Shkodrës duhet të shpjegojë arsyen se pse nuk është monitoruar situata në familjen Staka, ku i moshuari duhej të mbrohej nga i biri shtazë.

Nëse ka dyshime për çrregullime mendore, Policia duhet të vepronte duke e mbyllur me forcë në spitalin më të afërt psikiatrik për t’u trajtuar.

Por kjo nuk ka ndodhur, ndaj në rastin më të mirë kemi të bëjmë me paaftësi, shpërdorim detyre dhe papërgjegjshmëri të policisë, dhe në rastin më të keq me favorizim të një personi që ka konsumuar një vepër penale, atë të dhunës në familje.

Ja çfarë thotë sot policia.

Policia e Shkodrës ka arrestuar gazetarin Robert Staka, 37-vjeç i cili kishte kanosur e dhunuar babanë e tij, i cili ishte me urdhër-mbrojtje.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, policia gjeti edhe një armë imituese.

Po ashtu gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kanosja", "Dhuna në familje", "Fyerja", "Shpifja", "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".

@_infront

SKANDAL NË SHKODËR: Shteteasi Robert Staka, dhunon në mënyrë të përsëritur babain, shefi i komisariatit Idriz Daullja dhe prokurorja Franceska Lekani nuk e arrestojnë....

♬ suono originale - INFRONT ALBANIA

VIDEO/ “Shtaza” që s’u bë gazetar dhunon të

VIDEO/ “Shtaza” që s’u bë gazetar dhunon të