Basha me fermerët në Buzëmadh, Cakran: Korrupsioni po shkatërron edhe bujqësinë
Pas takimeve më qytetin e Fierit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot dhe në fshatin Buzë Madh, njësia administrative Cakran, ku bisedoi me fermerët e kësaj zone për problemet që ka sot sektori i bujqësisë.
Sipas kreut të PD, “rritja e çmimeve, mungesa e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufinjtë e mbijetesës”.
Basha u shpreh se, korrupsioni i përhapur kudo po shkatërron dhe sektorin e bujqësisë.
“Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze.
Pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi
Shqipëria ka mundësi pa fund, PD po punon që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë”, deklaroi Basha.
