Basha vizitë në një familje në Arrëz: Ndryshimi do të vijë përmes fuqizimit të qytetarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një vizitë në një familje në Arrëz, bashkia Dimal.
Basha u shpreh se, situata ekonomike është e vështirë dhe banorët e zonës e kanë gjithnjë e më të pamundur të përballojnë jetesën në këto kushte, me çmime përherë e më të rritura.
“Mungesa e vëmendjes së qeverisë nuk ka goditur vetëm ekonominë familjare, por edhe infrastrukturën, e cila rëndon në zhvillimin e një jete normale, e bërë edhe më e rënduar nga problematikat e shumta me ujin, paçka se kjo zonë kufizohet nga tre lumenj”, tha Basha.
“Dëgjova me vëmendje këto probleme, por edhe propozimet e tyre për ta ndryshuar këtë situatë. Ne jemi pranë tyre dhe do të bëjmë gjithçka për të zhbërë këtë model të dështuar qeverisës”, theksoi ai.
Basha u shpreh se ndryshimi do të vijë përmes fuqizimit të qytetarëve dhe forcimit të llogaridhënies së pushtetarëve.
