"Mirëmëngjes!" - Lulzim Basha për kafe me banorët e Dimalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 11:37
Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha vijoi turin e takimeve me qytetarë në vend duke biseduar me banorë të Dimalit.
Basha publikoi në rrjetet sociale takimin në një kafe mëngjesi me disa banorë të kësaj bashkie, nga ku më pas do të vazhdojë takimet derë më derë, ku sot fokusin kryesor në këtë njësi vendore do ta ketë bujqësia dhe fermerët.
