Sulmi i Hamasit në Izrael, Begaj: E dënoj fuqishëm! Shqipëria është e vendosur ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 14:43
Presidenti i vendit Bajram Begaj ka dënuar sulmin e grupit militant të Hamasit ndaj Izraelit mëngjesin e së shtunës, ku raportohet për dhjetëra viktima.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shprehet se dënon fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit dhe se Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme.
"Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit.
Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit.
Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre.
Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme.”, shprehet Begaj

