Fuga: Gjykata njeh Bashën, por ai s’ka elektorat, përçarja e opozitës ka sjellë edhe krizë në kuvend
Në një intervistë për Ora News, pedagogu dhe akademiku Artan Fuga u shpreh se Qysh kur opozita dorëzoi mandatet në Kuvend, opozita u shkatërrua dhe mori një goditje shumë të rëndë demokracia dhe zgjedhjet.
Ai tha se kemi një parti që njihet nga gjykata dhe drejtohet nga Basha, por nuk ka deputetë, ka shumë pak dhe nuk ka elektoral.
Fuga: Qysh kur opozita dorëzoi mandatet në Kuvend, opozita u shkatërrua dhe mori një goditje shumë të rëndë demokracia, zgjedhjet dhe shpresa për një integrim evropian. Kjo gjë është duke u përsëritur prej dy vitesh tashmë dhe deri më tani gjykata ka njohur Bashën si një Parti Demokratike nga pikëpamja formale, edhe pse në minorancë. Edhe pse rregulli i brendshëm i partive njeh shumicën.
Ne kemi një parti që njihet nga gjykata dhe drejtohet nga Basha, por nuk ka deputetë, ka shumë pak dhe nuk ka elektoral. Nga ana tjetër kemi një numër deputetësh që nuk njihen. Prandaj shumica dhe qeveria luan me këtë gjë, duke njohur si deputetë të ligjshëm ata që janë nën drejtimi ne Bashës dhe shumë deputetë të opozitës dalin jashtë loje, duke sjellë një krizë në kuvend dhe në opozitë, apo tek i gjithë shteti shqiptar.
