Nikolla: Lutem për mijëra jetët e humbura pas tërmetit në Afganistan

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shprehu sot ngushëllimet për njerëzit që humbën jetën nga tërmetet në Afganistan.

“Lutem për mijëra jetët e humbura, të lënduarit, familjet që humbën njerëzit e dashur dhe shtëpitë, si pasojë e tërmetit në Afganistan”, tha Nikolla.

Nikolla u shpreh se “varfëria, mungesat në shërbimin shëndetësor dhe shërbimet jetike bazë, e bëjnë më emergjente ndihmën ndaj popullit të Afganistanit”.

Rreth 2 000 persona kanë vdekur, pasi disa tërmete të forta tronditën dje Afganistanin Perëndimor, tha një zëdhënës i qeverisë talebane, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkuan nëpër rrënoja për të mbijetuar.