VIDEO/ "Psikopat, s'ke turp rrah babën", gazetari që dhunoi babain u konfrontua me të një ditë para arrestimit
Sot policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e një 37 vjeçari që kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Në pranga ra shtetasi Robert Staka, drejtues i portalit "Shkodra News".
Pas arrestimit të 37 vjeçarit, në rrjete sociale po qarkullon një video e një dite më parë ku 37 vjeçari debaton me policët, pasi babai i tij e kishte denoncuar për dhunë edhe pse kishte urdhër mbrojtje. Në video dëgjohen debate mes policëve, 37 vjeçarit, babait të 37 vjeçarit dhe një fqinji aty në lagje.
"Ske turp, rrah babën", dëgjohet ti thotë babai-37 vjeçarit ndër të tjera. Ndërsa edhe nga dokumentet e siguruara, rezulton se Angjelin Staka, babai i 37 vjeçari është i pajisur me urdhër mbrotjeje nga gjykata.
@_infront SKANDAL NË SHKODËR: Shteteasi Robert Staka, dhunon në mënyrë të përsëritur babain, shefi i komisariatit Idriz Daullja dhe prokurorja Franceska Lekani nuk e arrestojnë....
♬ suono originale - INFRONT ALBANIA




