Pas këtyre pamjeve, ndjekësit janë të bindur se Kiara është shtatzënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 22:38
Kiara Titon do e shohim në prezantimin e “DWTS Fan Club”.
Faqja e spektaklit postoi një video ku shfaqej moderatorja e pikërisht paraqitja e saj ka shkaktuar shumë komente.
Ndjekësit kanë vënë re një ndryshim në fytyrën e Kiarës, duke u shprehur të bindur se ajo është shtatzënë.
Sipas komentuesve, Kiara po e mban të fshehtë shtatzëninë, por fytyra që i është rrumbullakosur e vërteton lajmin e ëmbël.
Vetë Kiara ka vendosur të mos u përgjigjet lajmeve për shtatzëninë e as komenteve që flasin për këtë.

