VIDEO/ Rrëfehet tek Cllevio, Juliana tregon për lidhjen që ka pasur me Noizyn

Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBVK", Juliana Nura, ka bërë sërish lëmsh rrjetin me një deklaratë të saj, ku pretendon se ka qenë e lidhur me reperin Noizy, para se të futej në kompeticion.

Ajo ka kthyer sërish këtë temë, në një video "live",në platformën "TikTok", duke biseduar me Cllevion.

"Është realiteti që ka ndodh. Nuk jam një person që gënjej siç thotë ai, që nuk kam qenë i lidhur.

Unë kam thënë që po, jam e lidhur, dhe faktet kanë dalë."