Kim Kardashian flet për festën e Beyonces: Dola jashtë kontrollit...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 17:54
Biznesmenia amerikane, Kim Kardashian është tepër aktive në rrjetet sociale, ku shpesh rrëfen histori nga përditshmëria e saj.
Para pak ditësh ajo pranoi se pi tepër alkool dhe del jashtë kontrollit!
Ajo foli për një festë të organizuar nga këngëtarja me famë botërore Beyoncé dhe zbuloi se kishte pirë aq shumë, saqë ka kërcyer gjithë natën pa ndalim.
"Në qoftë se pi dy gota, do të humbas toruan, dhe kjo është shumë argëtuese. Më pas do të kërcej. Seriozisht, e di që ju nuk më besoni. Pyesni Beyoncén. Kam kërcyer gjatë gjithë natës në festën e saj. Isha e dehur," tha ajo në një intervistë.
