Selena Gomez rrëfen "dramën": Ndarja nga Justin Bieber më bëri të hiqja dorë nga "Instagrami"

Artistja me famë botërore, Selena Gomez ka folur për ndarjen e saj nga këngëtari Justin Bieber në vitin 2018, duke zbuluar se fundi i marrëdhënies e shtyu atë të fokusohej në shëndetin e saj mendor.

31-vjeçarja ka treguar se thyerja e zemrës e shtyu atë gjithashtu të hiqte dorë nga rrjetet sociale.

"Zemra ime sapo ishte thyer, nuk kisha nevojë të shihja se çfarë po bënin të gjithë. Kishte momente kur nuk u ndjeva pozitivisht për mënyrën se si dukesha për shkak të asaj që do të shihja në Instagram,” tha Gomez, duke folur për "Fast Company".

Ndarja e Gomez nga Bieber, erdhi pas vitesh të tëra lidhje së bashku. Pikërisht në këtë kohë ylli i "Only Murders in the Building", u diagnostikua me çrregullim bipolar.

Në dokumentarin e saj të vitit 2022, "Selena Gomez: My Mind & Me", ajo befasoi shumë njerëz duke deklaruar se ndarja e saj nga Bieber, ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur ndonjëherë.

"Gjithçka ishte kaq publike, u ndjeva e përhumbur nga një marrëdhënie e kaluar që askush nuk donte ta linte, dhe më pas thjesht e kalova atë dhe nuk kisha më frikë", tha ajo.

"Ndjehem sikur më është dashur të kaloj dhimbjen më të keqe të mundshme ndonjëherë. Por unë thjesht mendoj se kjo duhej të ndodhte dhe në fund të fundit, ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë", shprehu këngëtarja.

Menjëherë pas ndarjes, Bieber filloi të takohej me Hailey Baldëin, me të cilën u martua në fund të vitit.