“Ja cila këngë e Dafinës është për ...” Menaxheri i VIP-ave zbulon sekretin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 13:41
Xhani Demika, i njohur si Menaxheri VIP-ave, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku 'Glamour Zone', ku është vënë në siklet me pyetje dhe sfida të vështira.
Pasi i bëri një kamerë të fshehtë Noizyt dhe Yll Limanit, madje zbuloi dhe se Don Xhoni flirton me fanset në clube, ai 'nxorri në dritë', një tjetër sekret të show bizit.
Ester Bylyku: Cila nga kënget që ka publikuar Dafina Zeqiri këtë verë ka qenë dedikim?
Xhani Demika: Unë mendoj që kënga 'Fuck You' mund të jetë. S'mund të them dedikim, por mund të ketë qenë diçka që ka nisur nga një ndjesi e saj e të kaluarës.
Për të ndjekur kamerën e fshehtë të Noizyt dhe Yll Limanit, klikoni në videon e mëposhtme:


