Një mike si Bora! Ja urimi i ëmbël që i bëri Semit për ditëlindje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 13:42
Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBV", Semi Jaupaj festoi ditën e premte 30-vjetorin e saj të lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar as urimet, por atë më të ëmblin e mori nga shoqja e saj e ngushtë, moderatorja Bora Zemani.
"Eshtë ditëlindje e motrës sime sot. Semi të dua shumë dhe kështu, për dore do të kem gjithë jetën. Je më e mirë dhe meriton të kesh çdo të mirë", ka shkruar Bora, në postimin e bërë në rrjetin social "Instagram", ku shfaqen të kapura për dore, teksa janë kthyer me kurriz nga kamera.
Vajzat ruajnë një raport të ngushtë miqësor prej vitesh dhee festat, gëzimet e hidhërimet i ndajnë bashkë.


