"Ti e di si fitohet...", Ina Kollçaku bën deklaratë për Ilirin: Unë do të të puth çdo puntatë

Psikologe Ina Kollçaku, e njohur nga emisioni i dashurisë "Përputhen", është një ndër konkurrentet e spektaklit televiziv "DWTS".

Duke pasur partner Eltionin të njohur si "Tokja", i cili pati debate të forta me anëtarin e jurisë, Ilirin, brenda spektaklit "BBV", Ina e ka marrë me të mira këtë të fundit, për të marrë pikë të larta.

"Kam që në prova gjenerale që i shkel syrin dhe nuk ma var, kurse me puthjen më qeshi të paktën.

Ti Ilir e di si fitohet, kështu që do të të puth çdo puntatë."

Iliri i tha se shkoni si çift, po mos ki frikë të guxosh, dhe i dha vetëm 5 pikë.