VIDEO/ Drake përmend Prishtinën në këngën e tij: Ka shumë njerëz të vdekur ...

Këngëtari amerikan, Drake ka publikuar së fundmi albumin e tij më të ri me titull "For All The Dog".

Kënga e tij e fundit titullohet "Polar Opposites" dhe në vargjet e saj ai ka përmendur kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

"Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim;

Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese;

Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë;

E di që tensioni po rritet;

Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë", thotë mes të tjerash ai.

Nuk dihet se nga ka ardhur frymëzimi i reperit për të përmendur kryeqytetin e Kosovës në këngën e tij.

Ndër rastet kur ai mund të ketë dëgjuar për Kosovën mund të jetë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.