E vutë re edhe ju? Eno dhe Luizi, "hidh e prit" kunja në DWTS

Momente pikante në ‘Dancing With The Stars’. Një koment i bërë mëngjesin e djeshëm nga moderatori Eno Popi në ‘Wake Up’ Luizit i ka mbetur në mendje dhe ka shfrytëzuar rastin t’ia përmendë ’larg e larg’ në mbrëmje.

Ky i fundit në intervistën e mëngjesit tha se i ftuar special do të jetë Luiz Ejlli për të kënduar, dhe e ka shoqëruar me një batutë: "Do vijë gjithë fisi i gruas ta ndjeki".

Batutë që duket se nuk i ka pëlqyer aq shumë Luizit, i cili në promovimin e filmit në spektaklin e djeshëm ka gjetur rastin t’ia kthejë Enos batutën ‘e kripur’.

“Ftoj fisin e gruas tënde që të vij ta shohi”, tha ai.

Eno e ka pasuar batutën menjëherë duke thënë se fisi i gruas së tij do e shikojë filmin, sepse janë fansa të Oltës.