25 pyetje që mund t’i bëni partnerit/es në vend të "Si kalove sot?"
Një pyetje tipike klishe, shpesh edhe e mërzitshme që partnerët mund t’ia bëjnë njëri-tjetrit në fund të ditës: “Si të shkoi dita?” ose “Si kalove sot?”.
Përgjigjja që pason zakonisht është: “Mirë. Po ti, si kalove?” Më pas, vjen një tjetër reagim: “Mirë”!
Një pyetje që duhet të jetë fillimi i një bisede të bukur, në fund të një dite plot angazhime, larg njëri-tjetrit dhe familjes, kthehet në një qorrsokak bisede mes një çifti.
Por, si t’i jepni një ton më kuptimplotë diskutimeve në çift? Është koha të riformuloni mënyrën si i bëni pyetjet dhe ja ku janë 25 mënyra.
1 Cila ishte pjesa më e bukur e ditës sot?
2 Ndodhi ndonjë gjë interesante?
3 Lexove/dëgjove ndonjë gjë interesante sot?
4 Bëre ndonjë foto të bukur? Me kë?
5 Çfarë thashethemesh bëre sot në zyrë?
6 Më thuaj diçka që bëre sot për veten?
7 Çfarë doje të bëje më shumë sot?
8 Çfarë doje të bëje më pak?
9 Çfarë të bëri të qeshësh?
10 Ndodhi ndonjë situatë që të bëri të ndihesh i/e frustruar?
11 A more ndonjë lajm të mirë sot?
13 Për çfarë ishte mirënjohës gjatë ditës?
14 Biseda më e mirë që ndodhi sot?
15 Më trego më shumë për tri gjërat më të mira që të ndodhën sot
16 Çfarë hëngre për drekë?
17 Çfarë të frymëzoi më shumë?
18 Diçka që e bërë sot, por që do doje ta bëje çdo ditë?
19 A bëre diçka të mirë për ndokënd sot?
20 Nëse do mundje të përsërisje një pjesë të ditës sot, cila do të ishte ajo?
21 Në çfarë momenti u ndjeve i/e vlerësuar sot?
22 More ndonjë reagim për detyrat apo angazhimet për nesër?
23 Nëse dita jote do të kthehej në film, çfarë titulli do i vendosje?
24 A mban mend çfarë të ka ndodhur në një ditë si kjo një vit më parë? Po pesë?
25 Nuk do të më pyesësh për ditën time?



