Fedez kthehet në shtëpi pas operacionit, poston foton e ëmbël me familjen

Pas një operacioni urgjent dhe të vështirë, të cilit iu nënshtrua pak ditë më parë, Fedez është rikthyer në shtëpi.

Gjendja delikate shëndetësore ka kaluar disi për reperin italian, por tani kura më e mirë është familja. Operacioni për ulçerën në stomak ishte ndërhyrja e dytë urgjente që Fedez bëri brenda pak muajve.

Por duket se pas trajtimit mjekësor në spital, ku qëndroi pothuajse një javë pas operacionit, Fedez është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Fedez kthehet në shtëpi pas operacionit, poston foton e

Në foton e fundit që ka postuar në rrjetin e tij në Instagram, Fedez ka ndarë me miqtë virtualë momentin më të ëmbël me familjen, me duart e bashkuar me ta.

Më në fund, në shtëpi. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen...” – falënderon fansat reperi italian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FEDEZ (@fedez)